Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic do të jetë pjesë e kastit në filmin e ri Asterix dhe Obelix, i cili duhet të dalë në treg në vitin 2022.
Suedezi veteran hyri në botën e argëtimit gjatë Festivalit Sanremo këtë vit dhe L’Equipe raporton se ai do të jetë pjesë e Asterix dhe Obelix, përcjell GazetaBlic.
39-vjeçari pastaj njoftoi në Instagram se do të jetë Antivirus në film.
Sulmuesi suedez pritet që të marrë përsipër karakterin e luajtur dikur nga Jean-Paul Rouve në Misionin mitik ‘Cleopatra (2002).
Guillaume Canet, Marion Cotillard, Vincent Cassel, Gilles Lellouche, Orelsan, Angèle, McFly & Carlito, Zlatan Ibrahimovic, José Garcia, Philippe Katerine ou encore Jérôme Commandeur…
Le casting du film "Astérix et Obélix : L’empire du Milieu" est complètement fou ! pic.twitter.com/rIXLmWW4tB
— Views (@views_mag) April 8, 2021
View this post on Instagram