Prej 8 ditësh, vatra e zjarrit në pyllin e Pishë Poros në Fier vijon të jetë aktive, por tashmë me një intensitet më të ulët.
Për vënien nën kontroll të flakëve është dashur ndihma e dy avionëve të ardhur nga Greqia. Prefekti i qarkut të Fierit, Lefter Shehaj thotë se zjarri tashmë është nën kontroll, por rreziku ende nuk ka kaluar.
Autoritetet do të bëjnë më pas bilancin e demeve, por deti tani flitet për një sipërfaqe të konsiderueshme.
Nga e hëna në operacionin për shuarjen e flakëve në pyllin e Pishë Poros janë angazhuar 2 avionë “Canadair”, të cilat kanë ndërhyrë sa herë zjarri është afruar pranë banesave. Gjithashtu për vënien në kontroll të kësaj vatre, janë angazhuar 40 trupa të FA si dhe 28 mjete zjarrfikëse.


