Lajme

Zjarr në Shirokë të Suharekës, intervenojnë zjarrfikësit

08/13/2025 15:06
nga:N K

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Shirokë të Suharekës.

Sipas pamjeve të publikuara nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, flakët kanë përfshirë oborrin e një shtëpie dhe rrezikojnë të përhapen.

I pari i komunës, ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për ta vënë nën kontroll situatën.

“Po bëjmë përpjekje për shuarjen e saj”, ka shkruar ai në Facebook.