Lajme

Zjarr i madh në Shqipëri, kërkohet ndërhyrja nga ajri

09/17/2023 20:31
nga:Genita C

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites së sotme mbi fshatin Koçaj të njësisë administrative Fushë Bulqizë, në Livadhet e Karajt. Klan News bën të ditur se zjarri, i ndihmuar nga era, ka djegur me dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ndaj dhe policia mësohet se ka nisur hetimet./tvklan.al