Lajme

Zjarr i madh në një fshat të Shqipërisë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

07/31/2021 20:37
nga:N M

Një pjesë kodrinore në fshatin Xhyherin në Shqipëri, pjesa e Shushicës është përfshirë nga flakët. Mediat në Shqipëri raportojnë se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë, në vendin ku ka rënë zjarri ka mbërritur edhe ekipi i zjarrfikësve që po tentojnë ta shuajnë zjarrin.

Nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al duket se flakët janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme.