Zinedine Zidane i dhuroi Karim Benzemës Topin e Artë të hënën.
Mesfushori legjendar francez e bëri këtë me një buzëqeshje dhe një përqafim të sulmuesit me të cilin punoi për vite në Real Madrid si trajner dhe me të cilin fitoi Champions League në tre sezone radhazi. Së bashku, Benzema dhe Zidane ishin dy herë kampionë të Spanjës dhe suksesi i tyre më i madh u shoqërua me fitimin e një sërë trofesh në Kupën e Mbretit, Superkupën UEFA dhe kampionatin botëror të klubeve.
Megjithatë, Zidane e lavdëroi edhe një lojtar të Real Madridit, për të cilin mendon se është unik.
“Modric kurrë nuk gabon. Është bukur ta shohësh kur je tre metra larg tij. Menduam se sa mirë do të ishte nëse do të luanim së bashku, do të vendosja shumë gola për të. Ai s’e humb topin as në stërvitje”, tha Zidane.
/GazetaBlic Sport


