Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është deklaruar për media para takimit të ditës së nesërme me Liverpool.
Skuadra e tij arriti ta mposht Liverpoolin në “Di Stefano” me rezultat 3-1 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai është pyetur për gjendjen fizike të lojtarëve pasi që në La Liga u përball me Barcelonën, ku edhe aty me sukses e mposhti skudrën katalanase me rezultat 2-1.
“Odrizola ka luajtur pak është e vërtetë, por sot nuk dua të flas për përbërjen që do ta inkuadroj nesër“, u shpreh francezi.
I pyetur rreth mundësisë që Klopp ta zëvendësojë atë si trajner i Real Madrid, ai u deklarua se për momentin trajner i Real Madrid është ai dhe do të vazhdoj të paktën deri në fund të sezonit.
“Tani për tani unë jam trajner i Realit dhe Klopp është trajner i Liverpoolit, nuk më intereson për më vonë”, tha Zidane.
LaLiga ose Champions: “Ne nuk do të zgjedhim dhe nuk do të mendojmë për atë që u tha. Kjo shkon nga dita në ditë. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, asgjë më shumë. Ne do të përpiqemi të kalojmë raundin”.
Anfield: “Ne nuk mund të bëjmë asgjë, as ne nuk kemi tifozë. Kjo është situata aktuale”, përfundoi ai.
Ndeshja kthyese do të luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në Anfield.
/GazetaBlic Sport.


