Lajme

Zhvillimet në Veri, Kurti takohet sot me liderët opozitarë

11/08/2022 07:39
nga:Y I

Kryeministri, Albin Kurti, do të takojë sot krerët e partive opozitare në vend.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit.

Kurti dhe opozitarët do të mblidhen në ora 08:00 për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit.

Kurti fton liderët opozitarë për takim nesër, Haradinaj, Krasniqi e Abdixhiku konfirmojnë pjesëmarrjen

Edhe Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim