Astrit Haraqija ka reaguar pas zhvillimeve në LDK, ku 151 delegatë kanë nënshkruar për dorëheqjen e tij, derisa kanë kërkuar që të mblidhet kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se kanë filluar përçarje edhe në nëndegë.
Postimi i tij i plotë:
O Isa,
Ndali meshkujt dhe granimin , se u bë boll ma.
Tashmë, bashkë me asistentë/e dhe bashkaksionarët e SH.A.-ve, kanë filluar të krijojnë përçarje edhe në nëndegë.
Dhe mos harroni: LDK-ja kurrë nuk ju ka pasur borxh.
Përkundrazi, nga ajo keni përfituar vetëm privilegje – ju, Dulla, Lumiri, Gazi e të tjerë.
E s’e di qe ju ka thënë ndonjëherë dikush: “Punë të mbarë!”, duke punuar në ndonjë livadh apo duke e hapur dyqanin herët në mëngjes.
Ndoshta, po ta kishit provuar edhe atë, do ta vlerësonit më shumë mundin e njerëzve e më pak përçarjen.
Boll ma.


