Shkruan: Shenoll Muharremi
Ishim duke e shiqu Botërorin… po duket që ka pasur zhvillime të rëndësishme në LDK orët e fundit.
Dy nga kryetarët më të lartë të partisë në nivel rajonal paskan kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së. Gjithashtu edhe njëra nga degët e mëdha në Prishtinë.
E kryetari aktual e paska refuzuar në njëfarë mënyre, duke e filluar një lojë të fajit.
Në këto momente, gjëja më e rëndësishme është me e ruajt partinë dhe mos me pas ndarje të LDK-së. Këtë kanë përgjegjësi ta bëjnë të gjithë!
Kjo nuk është hajgare, për shkak se me këto qëndrime aktuale, partia shkon në ndarje. E kur ndahet, askujt nuk i duhet kurgjo; të gjithë janë humbës, sepse aty dy grupet mbesin nën 70k vota. LVV fiton më së shumti me këtë skenar.
Nga situata aktuale, nuk ka dyshim që kryetari aktual e ka humbur besimin nga një pjesë e rëndësishme e partisë. Kjo është shumë serioze, për shkak se kur ta kërkojnë një gjë të tillë njerëz të një niveli kaq të lartë, nuk mundesh me i injoru.
Rrjedhimisht, gjëja më e duhur dhe e arsyeshme aktualisht është mos me e thellu ndarjen, por me kalu menjëherë në zgjedhje të reja të partisë. Pa humbur kohë me e thirrë kuvendin e partisë dhe me i organizu zgjedhjet, por jo me i orkestru.
Nuk jemi larg një momenti ku LDK ose duhet me e shpëtu partinë dhe me u rifresku… ose do të ndahet në dysh dhe prej aty të margjinalizohet përfundimisht.
Sot, vendimet e pjesëtarëve kryesorë të saj do ta përcaktojnë nëse kjo parti do të ndahet dhe shuhet, apo do të shpëtojë, të rigjenerohet dhe të ofrojë një alternativë efektive.


