Lajme

Zhduket një vajzë në Deçan

10/24/2023 09:20
nga:Genita C

Një vajzë është raportuar e zhdukur dje në Deçan.

Policia bën të ditur se një person ka njoftuar se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.