Lajme

Zhduket 18-vjeçarja nga Prizreni

10/30/2023 11:39
nga:G B

Është zhdukur një vajzë 18 vjeçare nga Prizreni, raporton Gazeta Blic.

Policia ka kërkuar ndihmë për gjetjen e Genta Berisha, kushdo që ka informacion për të.

Po ashtu është publikuar dhe fotografia e saj.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 30 tetor 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

  • GENTA (Fejzi) BERISHA e lindur me 09.07.2005 në Prizren.
  • PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren

– E-mail adresa: [email protected]