Lajme

Zhduken dy persona në Viti

11/05/2021 10:11
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë zhdukur në qytetin e Vitisë.

Sipas policisë, një person ka lajmëruar në polici për zhdukjen e një mashkulli.

“Viti, 03.11.2021 – 21:00. Me 04.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, në rastin e dytë një person ka njoftuar për zhdukjen e vajzës.

“Viti, 04.11.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare – e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tutje në njoftim.

Policia është duke i hetuar rastet.