Lajme

“Zgjoi” shfaqet në New York, në premierë ishte edhe Eliot Engel

11/06/2021 20:04
nga:M K

Aktorja Yllka Gashi ka njoftuar se filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka filluar të shfaqet edhe në kinematë e New Yorkut në SHBA.

Ajo ka shkruar se për të parë filmin në premierën e tij të parë ishte edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel.

“Mbrëmë “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York! Faleminderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë!”.