Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zgjerohet linja 15 e Trafikut Urban.
Në njoftim thuhet se nga nesër transporti publik do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, siç thuhet, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone, përcjell Klankosova.tv.
“Ky zgjerim i Linjës 15 mundëson lidhje më të mirë të fshatrave të Gollakut me Prishtinën dhe lehtëson qarkullimin e përditshëm të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.
Destinacionet:
Prapashticë, Qafa e Prapashticës, Gllogovicë, Hajkobillë.
Pikënisja:
Stacioni te Xhamia e Llapit



