Kryeministri i vendit, Albin Kurtit, është shprehur i gatshëm për të shkuar në zgjedhje.
Ai ka deklaruar se nëse opozita do zgjedhje të parakohshme duhet të shpërbëhet Kuvendi.
“Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, tha Kurti në një intervistë për REL raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani.
Burjani ka bërë edhe një parashikim të rezulatatit.
Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i fitojë mbi 40% të votave, LDK-ja 19%, PDK-ja 17% dhe AAK-NISMA 8%.
“VV-ja mund ti fitoj 40%, LDK 19 %, PDK 17% dhe AAK -NISMA 8% . LVV-ja nuk besoj se mund të përseris rezultatin e fundit zgjedhor ,përderisa opozita aktuale nuk do të mund të fitoj më shumë. AKR-ja veq vetem nuk mund të kaloj pragun, pra i duhet që tani të mendoj për koalicion” tha Burjani për “Gazeta Blic”.
Ai tha se nuk pritet të ketë koalicion mes partive opozitare pra PDK-ja dhe LDK-ja shkojnë vetëm në zgjedhje.
“Une mendoj se partitë opozitare aktuale në zgjedhjet eventuale të parakoheshme nuk do të bashkohen me një koalicion të vetëm, pra PDK-ja dhe LDK-ja shkojnë vetem në zgjedhje. Sfida e ardhme mbetet kush do të formoj qeverinë, VV-ja duhet te gjej partner në formimin e qeverisë” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.
Kryeministri Kurti në intervistën e tij dhënë për REL deklaroi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2020 nuk ka lënë mundësi tjetër, e sipas tij, për të pasur zgjedhje të parakohshme duhet shpërndarë kuvendit.
“Dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.
Blerim Burjani, Njohës i çështjeve politike!
/Gazeta Blic/
Deklarohen nga AKR: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, degët në terren i kemi të mobilizuara!
Parashikimi i Spahiut: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, LVV-ja fiton me mbi 40%!