Lajme

Parashikimi i Spahiut: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, LVV-ja fiton me mbi 40%!

03/21/2024 18:59
nga:Y I

Ditët e fundit po flitet shumë për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Nga opozita po shprehen se janë të gatashëm të shkojnë në proces zgjedhor.

Ditë më parë ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili deklaroi në ‘Blic Interview’ se zgjedhjet mund të mbahen në muajin tetor.

Ai tha se si Parti Demokratike e Kosovës (PDK) janë të gatshëm për të shku në zgjedhje.

“Me qef i kisha majt në qershor, por besoj që në tetor munden me qenë. Spekulime të shumta ka për datën e tetorit, dhe fakti kur ka shumë spekulime unë filloj mos me besu. Rrethi i tij përmendin data të ndryshme, por as ata nuk e din sigurt se nuk iu tregon ai shumë. Për PDK kërkesa është nesër me u shpall zgjedhje, nesër me u shpërnda Kuvendi dhe brenda 45 ditësh me shku në zgjedhje. Sepse cdo ditë është humbje për Kosovën nën qeverisjën e Albin Kurtit”, u shpreh ai raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me mundësinë e mbajtes së zgjedhjeve është deklaruar edhe vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai është shprehur i gatshëm për të shkuar në zgjedhje.

“Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, tha Kurti në një intervistë për REL raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me zgjedhjet e reja ka folur për “Gazeta Blic” edhe profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

Ai ka bërë një parashikim duke thënë se “nëse ato mbahen nesër, VV-ja fiton mbi 40%”

“Nëse zgjedhjet mbahen nesër, VV-ja fiton mbi 40%” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.

I njëjti nuk pati një përashikim për rezultatin, nëse zgjedhjet mbahen në muajin korrik, pasi sipas tij është larg në kohë.

Të gatshëm për zgjedhje janë shprehur edhe nga Aleanca Kosovare e Re e Behgjet Pacollit.

“Duke u bazuar në të gjitha këto dhe në moskoordinimin në shumë veprime të qeverisë me partneret tanë ndërkombetar, në veçanti me SHBA-të, zgjedhje duhet të ketë sa më parë, gjegjesisht mundemi me thanë se janë te imponuara” deklaroi Sekretari i Përgjithsëm i AKR-së për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Deklarohen nga AKR: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, degët në terren i kemi të mobilizuara!