Lajme

Zgjedhet drejtori i RTK-së

06/20/2022 18:19
nga:Gazeta Blic

Bordi i RTK-së e ka zgjedhur drejtorin e ri.

Ai është Shkumbin Ahmetgjekaj, raporton Gazeta Blic.

Siç mëson Gazeta Blic ai është votuar unanimisht nga Bordi i RTK-së.

Ahmetgjekaj ka dalë më i vlerësuari në intervistën që është bërë me kandidatët për këtë pozitë.

Ai ka qenë ushtrues detyre i drejotorit të RTK-së, që nga janari i këtij viti.