Lajme

Zëvendësministri i Drejtësisë tregon datën kur Komisioni i Venecias do të jap opinion për procesin e Vetting-ut në Kosovë

05/31/2022 21:44
nga:Genita C

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se në muajin qershor, më saktësisht me datën 17, Komisioni i Venecias do të japë opinionin e tij për Vettingun dhe Konfiskimin e Pasurisë.

“Më 17 qershor dalin dy opione të komisionit për vettigun dhe konfisikimin e pasurisë. Mbi bazë e këtyre rekomandimeve, do t`i përshtatim nëse ka ndonjë nevojë për ndryshim dhe do ta dërgojmë në Kuvend. Për shkak të dy nismave, reformave në Drejtësi, kemi dashtë t`i dërgojme në Komision të Vencicas t`i eliminojmë disa paranoja për shkak të opozitës.”, u shpreh Sallahu në Context të ATV-së.

Sallahu e ka lavdëruar punën e ministrisë, duke bërë një krahasim interesant.

“Për një vit i kemi dërgu 25 projektligje në Kuvend. Po ju them që niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë mund të krahasohet me nivelin e shpërndarjes së vajit në tepsi. Shpejtësi marramendëse në hartimin e projektligjeve dhe politikave ligjore”.