Lajme

Zëvendësambasadorja amerikane në objektin e Qeverisë

04/24/2024 15:32
nga:G B

Zëvendësambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, sot gjatë ditës ka qëndruar në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Klankosova.tv ka siguruar një video ku ajo shihet duke dalë nga objekti i ekzekutivit.

Grunder ka qëndruar atje një ditë para se në Bruksel të mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq rreth çështjes së dinarit.

Lidhur me atë se nëse, Grunder ka zhvilluar takim ose jo me Bislimin, Klankosova.tv ka provuar të kontakojë me zyrën e tij por deri në kohën e publikimit të lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.