Lajme

Zeqiri: Duhet të ketë një rrugë ligjore për zgjedhje

07/03/2023 18:08
nga:G B

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se i duhej konsolidim për të marrë poërgjegjësi për të vepruar brenda kornizave ligjore.

“Deri më tani, tek sa i’a kemi nisë t’i kryejmë disa punë,…për ndonjë palë zgjedhje të reja nuk e di se cili do të ishte rezultati i atyre zgjedhjeve që eventualisht mund të mbahen”, ka thënë Zeqiri në “FIVE”.

Ai ka thënë se duhet të ketë një rrugë ligjore, dhe se është me rëndësi interesi qytetar dhe shtetëror.

Sipas tij, format ligjore duhet të zgjidhen në secilin proces.

“Në këto rrethana nuk e di se çfarë do të prodhonin një palë zgjedhje të reja, një herë nuk mendojmë për zgjedhje”, ka thënë tutje ai.