Lajme

“Zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja”, Çitaku shpreh ngushëllime për viktimat e vërshimeve

06/25/2023 13:55
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Dion dhe Mirsada Ademaj, teksa ka thënë se shpreson që institucionet qendrore dhe lokale të jenë solidare për sanim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Postimi i saj i plotë:

Zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja.

Ngushllime familjarëve të Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj.

Shpresoj që në këto momente të rënda, institucionet qendrore dhe ato lokale të tregojnë solidaritetin e domosdoshëm për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.