Avokati i Nagip Krasniqit, Taulant Ferizi ka thënë se nuk është shkatuar asnjë dëm, duke marrë parasysh se nuk janë ekzekutuar kontratat për të cilat është në paraburgim, ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Armend Zemaj nga deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëheresh ish-ministri i Shëndetësisë për këtë ka thënë se i takon avokatit Ferizi ta mbrojë klientin e vet, Nagip Krasniqin.
“Por në aspektin e menaxhimit ne kemi ngrit këto shqetësime qysh në vitin e kaluar, kur nuk ka funksionuar blloku A5… Edhe atëherë, edhe në Komisionin Hetimor që është bërë kemi pasë fakte që kjo është ndërprerë me këshillat e disa këshilltarëve politikë, të cilët nuk kanë pasë kompentencë menaxheriale dhe menaxhmenti i Korportës Energjetike të Kosovës duke i marrë këto këshilla dhe duke i ndërprerë këto tenderë atëherë dëmi është bërë milionësh i Kosovës. Duke blerë energji, ku brenda ditës ndoshta është dashtë 150 mijë euro dhe brenda muajit më shumë se 4 milion e gjysmë… Ne kemi thënë që Kosova, buxheti i Kosovës, për shkak të këtij keq-menaxhimi ka paguar miliona e miliona euro”, ka thënë Zemaj në “Debat Plus“.


