Lajme

Zemaj falënderon Gjeneralin Jörg Rüter për kontributin për sigurinë e Kosovës

03/29/2022 17:01
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Kosovës në Bruksel për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka takuar në selinë e NATO-s drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg dhe e ka falënderuar për kontributin e dhënë për sigurinë e Kosovës.

“Sot në selinë e NATO-s pata një takim të frytshëm me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Jörg Rüter. Falënderova gjeneralin Jörg Rüter dhe NALT për kontributin e tyre për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.” ka shkruar Zemaj në Twitter.