Lajme

Zelensky: Ukraina “nuk është në ngërç”

11/04/2023 18:46
nga:Y I

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mohuar se situata në vijën e frontit ka ngecur, pavarësisht përfitimeve relativisht minimale gjatë kundërsulmit të Kievit.

Këto komente ai i bëri duke folur përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Mos harroni, në datën 24, të gjithë na thanë se edhe sa na kishte mbetur. Dhe jo të gjithë liderët komunikuan me ne… Ne ishim në situatën më të vështirë që kur Ukraina u pavarësua”, tha ai, raporton “The Independent”.

“Por ne besuam shumë dhe luftuam dhe fituam. Sot koha ka kaluar dhe njerëzit po lodhen”.

“Ka mendime të ndryshme. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga statusi i tyre. Por ky nuk është një ngërç. Këtë e theksoj edhe një herë”, është shprehur presidenti ukrainas.