Lajme

Zelensky-senatorëve amerikanë: Pa ndihmë do ta humbim luftën

09/21/2023 18:46
nga:Y I

“Nëse nuk marrim ndihmë, do ta humbim luftën”. Ky është apeli i Volodymyr Zelensky për senatorët amerikanë, siç u raportua për New York Times nga udhëheqësi i shumicës demokratike, Chuck Schumer.

Lideri ukrainas udhëtoi drejt Uashingtonit pasi mori pjesë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York, që u drejtua nga kryeministri Edi Rama.

Ai pritet gjithashtu të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare. Presidenti ukrainas gjithashtu do të takohet në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Joe Biden./abcnews.al