Lajme

Zelensky: Pushtimi rus ishte një gabim ‘katastrofik’

05/19/2022 07:43
nga:G B

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se pushtimi rus i vendit të tij ishte një gabim “katastrofik”, pasi Rusia pretendoi një fitore strategjike në Mariupol, raporton BBC.

Duke folur nga Kievi gjatë fjalimit të tij në televizion, Zelensky tha se pushtimi ka rezultuar të jetë një “dështim absolut” dhe pretendoi se forcave të Moskës u mbaruan raketat me të cilat mund të sulmonin trupat e tij, përcjell Gazeta Blic.

Zelensky goditi gjithashtu liderët rusë, të cilët tha se kishin frikë të pranonin “se gabime katastrofike u bënë në nivelin më të lartë ushtarak dhe shtetëror” gjatë konfliktit.

Udhëheqësi ukrainas akuzoi zyrtarët në Moskë se i detyruan ushtarët e rinj, të papërvojë të rekrutuar në vijën e frontit dhe i hodhën ata “në betejë si mish topash”.

Komentet e tij erdhën pasi një ushtar rus 21-vjeçar u deklarua fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur, në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë që nga fillimi i luftës./Gazeta Blic/