Gjatë fjalimit të radhës për popullin ukrainas, presidentit Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën drejtuar homologut Putin për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
“Përsëris thirrjen ndaj presidentit të Federatës Ruse. Po zhvillohen luftime në territorin ukrainas. Le të ulemi për bisedimet që t’i japim fund vdekjes së të pafajshmëve”, shprehet Zelenesky.
Mes të tjerash, presidentit ukrainas përsëriti reagimin e dobët të perëndimit si dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Europës të dalin në protesta të mëdha kundër kësaj lufte.


