Një rast i gjetjes së mjeteve të dyshuara shpërthyese dhe armëve është raportuar në fshatin Zhur të Prizrenit.
Sipas raportit të policisë Rasti është raportuar rreth orës 10:40, pasi punëtorët e një kompanie për grumbullimin e mbeturinave, gjatë punës së tyre, kanë hasur në dy granata dore dhe një pushkë të tipit AK-47, së bashku me tre karikatorë.
“Fsh. Zhur, Prizren 24.11.2026 – 10:40. Është raportuar se punëtorët kompanisë të cilët ishin duke mbledhur mbeturinat, në mbeturina kanë hasur në dy granata dore dhe një AK-47 me tre karikatorë. Njësiti i PK-së për deminim i ka tërhequr granatat, ndërsa njësiti i krim teknikës ka tërhequr armën në fjalë. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e policisë.


