Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se pret që SHBA-ja të jetë në gjendje ta bëjë Vladimir Putinin që të pranojë një armëpushim.
“Ne besojmë se Amerika do të jetë mjaft e fortë për ta bëjë Putinin të pranojë një armëpushim të pakushtëzuar,” thotë ai, raporton Sky News.
Kjo vjen pasi Moska parashtroi kushte për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi të ndërmjetësuara nga Uashingtoni.
Ai gjithashtu thotë se vendet duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Rusinë.