Lajme

Zelenksy falenderon Sunak për mbështetjen e Britanisë

01/14/2023 16:22
nga:Astrit Gashi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas bisedës telefonike me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, e falenderoi në Twitter për përkrahjen e tij.

“Përkrahja gjithmonë e fuqishme e Mbretërisë së Bashkuar tash është e padepërtueshme për sfida. Në një bisedë me kryeministrin @RishiSunak, e falenderova për vendimet që jo vetëm do të na fuqizojnë në betejë, por gjithashtu do të dërgojnë sinjal të mirë dhe të duhur te partnerët tjerë”, shkruan Zelensky.