Lajme

Zeka: Ekziston një draft për Zajednicën

09/29/2022 20:45
nga:Astrit Gashi

Analisti Milaim Zeka ka thënë se e ka parë një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Zeka në Politiko, më tej ka thënë se beson që ky draft veçse do të plotësohet.

“Unë jam shumë i bindur, në bazë të informacioneve që ekziston një draft për Zajednicën, dhe vetëm mund të plotësohet anash. Nuk po e dekonspiroj një diplomat ndërkombëtar, por që ne e kemi parë një skelet të draftit”, ka thënë ai në Politiko.