Sporti

Zbulohet numri i Christian Eriksen tek Manchester United

07/28/2022 13:43
nga:Mergim Rreci

Christian Eriksen është prezantuar dje tek Manchester United.

Danezi theksoi se nuk është transferuar te Manchester United vetëm prej logos së klubit, por kërkon të jetë protagonist ndërsa shtoi se stili i tij përshtatet me atë të trajnerit Erik ten Hag, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 dhe do ta mbajë numrin 14.