Lajme

Zbulohet kontrabanda me djathë në Leposaviq

03/30/2026 09:01
nga:G B

Në fshatin Sharpelj të Leposaviqit, është zbuluar një tentim kontrabande me djathë.

Sipas policisë, dy të dyshuar janë kontrolluar dhe të njëjtëve në automjet iu gjet sasia e mallit.

Me vendim të prokurorit, djathi është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.