Lajme

Zbulohen emrat e kandidatëve të AAK-së për kryetarë të Pejës dhe Istogut

05/27/2021 22:02
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se deputeti Bekë Berisha, do të jetë kandidat për kryetar të Istogut, shkruan Gazeta Blic.

Haradinaj ka thurur lavde për Berishën duke thënë se është deputet aktiv dhe shumë i sinqert.

Tutje, kryetari i AAK-së pret rezultate të mira në Istog, duke thënë se është shumë i afërm me qytetarët.

“Po, Bekë Berisha do të jetë kandidat për kryetar të Istogut. Në Istog e njohin shumë mirë. E dinë afërsinë që si e ka me qytetarët. Beka gjithashtu është një personalitet i sinqert dhe deputet shumë aktiv, tha Haradinaj në Rubikon.

Gjithashtu, Haradinaj konfirmoi se Arbër Tolaj me shumë gjasë do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës.