Sporti

Zbulohen detajet: Mbappe do të nënshkruaj me Realin brenda dy javëve, ja paga ‘stratosferike’ që do ketë francezi te “Los Blancos”

06/25/2023 14:10
nga:E K

Një nga sulmuesit më të mirë të futbollit botëror, Kylian Mbappe, është afër kalimit te Real Madrid.

Sipas raportimeve të mediave sociale nga gazetari Thomas Gonzalez Martin, palët kanë diskutuar tashmë për pagën e sulmuesit 24-vjeçar. Paga e Mbappes do të jetë 60 milionë euro në vit.

Pritet që Kilian të bëhet lojtar i klubit “mbretëror” brenda dy javëve të ardhshme.

Më herët, Mbappe ka njoftuar drejtuesit e PSG-së për mosgatishmërinë e tij për të nënshkruar kontratë të re me klubin. Marrëveshja llogaritet deri në mesin e vitit të ardhshëm.