Presidenti rus, Vladimir Putin pati një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron sot.
Nga Parisi kanë dhënë detaje mbi bisedën e dy presidentëve dhe fjalët që ata i thanë njëri-tjetrit.
Nga pallati Elysee thonë se Putin pretendoi se pushtimi rus po shkonte “sipas planit” dhe “me ritmin që ai dëshiron”.
Macron i tha Putinit se ai “po bënte një gabim serioz” dhe shtoi se qeveria ukrainase nuk ishte, siç pretendon Rusia, një regjim nazist – duke i thënë se këndvështrimi i tij nuk pasqyronte realitetin, thotë Elysee.
Presidenti francez tha se ishte i shqetësuar për ndikimin tek civilët, duke përfshirë bombardimet rreth Kievit – diçka që Putin e mohoi.
Macron i tha homologut të tij se Rusia do të përfundonte “si një vend shumë i izoluar dhe i dobët” nën sanksione, shtoi Elysee.
Macron foli gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendi i tij nuk do të dorëzohet, por mbetet i hapur për dialog.


