Lajme

Zbardhen detaje të reja për vrasësin kosovar me sëpatë që tronditi gjermanët

09/06/2022 12:50
nga:N M

Një 23-vjeçar nga Kosova mëngjesin e së dielës në Berlin e goditi disa herë me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase, deri kur ajo vdiq.

Policia e qëlloi kosovarin, duke e lënë të vdekur, ndërsa organet atje po merren me hetimin e rastit.

“A ishte akti i një të çmenduri të dehur nga droga dhe alkooli?”, thuhet në shkrimin e sotëm të gazetës së njohur gjermane, Bild për krimin, të cilin e quan “akt horror”.

Kjo gazetë shkruan se kosovari i kishte goditur me sëpatë tetë dyer të banesave në ndërtesën ku e kreu krimin.

Der Westen, ndërkaq, shkruan se “ky akt mizor në Berlin të lë pa fjalë”.

Edhe policia nuk mundi të parandalonte gjakderdhjen, shkruan kjo gazetë.