Nicolo Zaniolo, ish-futbollisti i Romës, ka dhënë një intervistë për Gazeta Dello Sport ku ka folur për lamtumirën e tij me klubin nga kryeqyteti italian, marrëdhënien me ish-shokët e tij dhe gjithashtu dështimin për t’u thirrur në kombëtare.
“Unë u zhgënjeva pothuajse nga të gjithë ish shokët. Nuk dua të përmend emra. Ata më thanë se ishin vëllezërit e mi dhe përkundrazi nuk më përshëndetën kur u largova”, tha fillimisht Zaniolo.
“Mourinho është një trajner i madh dhe një person i madh. Ai më bëri të luaj pothuajse gjithmonë. Sigurisht, ai është mësuar të menaxhojë lojtarë yje dhe unë nuk isha”
“Sigurisht. Unë gjithmonë e shikoj Romën. Nuk mund ta harrosh të kaluarën me një transferim”, përfundoi Zaniolo.
/GazetaBlic Sport


