Sporti

Zalgiris në super formë, fiton sërish në kampionat dhe i dërgon sinjal Ballkanit

06/23/2022 08:52
nga:L J

Skuadra lituaneze, Zalgiris po vazhdon me paraqitje të mira në kampionat, pasi dje ka shënuar një tjetër fitore.

Zalgiris ka fituar ndaj Dziugas me rezultatin e ngushtë 2:1, për të marrë tre pikë të reja dhe për të ruajtur vendin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadrat nuk shënuan në pjesën e parë, por sulmuesit Oliveira dhe Tadicius shënuan dy gola në pjesën e dytë për ekipin e Zalgiris – të dy realizuan me kokë.

Pas 75 minutave, Jorge Eduardo shënoi për për Džiugui, për të ngushtuar avantazhin.

Natyrisht se forma e mirë e Zalgiris, në veçanti sulmuesve të skuadrës i dërgon sinjal ekipit të Ilir Dajës (Ballkani) para ndeshjes së tyre në fazën e kualifikimeve të Champions League, që zhvillohet me 5 korrik në Prishtinë.

Ja golat: