Sporti

Zakaria: Futbolli italian nuk ishte për mua, me Allegrin fola pak

09/20/2022 23:44
nga:Lorik J

Denis Zakaria është ndalur të flasë për atë çfarë ndodhi gjatë verës me transferimin e tij te Chelsea nga Juventus, me të cilët u bashkua janarin e këtij viti nga M’gladbach.

25-vjeçari u largua nga Italia drejt Premier League në formë huazimi, ndërsa tregoi për momentet e fundit te “Zonja Vjetër” dhe duke kritikuar torinezët dhe jo vetëm.

“Juve luan shumë defansiv, me Allegrin fola pak. Ai lloj futbolli nuk ishte për mua. Allegri? Me atë skuadër ata mund të bëjnë më mirë.” – tha fillimisht Zakaria, i cili luajti dy ndeshje në këtë start-sezoni ndaj Romës dhe Sassuolo-s.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk e dija që një transferim te Chelsea ishte i mundur deri 6 orë para përfundimit të merkatos. Bëra gati valixhet dhe prita që operacioni të mbyllej me sukses. Më pas bëra ekzaminimet mjekësore në Torino dhe ja ku jam, në Londër. Hipoteza e një kalimi te Liverpool? E dëgjova nga agjenti im, por në fund ishte Chelsea që më bindi. Do të jem më i lumtur në Angli sesa në Torino”-shtoi ai.

Më pas, Zakaria u pyet mbi atë se çfarë ai deklaroi, se pse mendon se Serie A është një kampionat i”varfër”.

“Vështirë ta shpegoj, ndoshta ai lloji futbolli nuk ishte i përshtatshëm për mua. Skuadra luan shum ngadalë, mbyllur, unë jam një lojtar që duamë shumë hapësirë. Anglia mund të jetë më e përshtatshme për mua.” -shtoi Zakaria.

Në fund, kapitulli Allegri.

“Ai është një person i mirë, këtë mund ta them me siguri. Nuk kam folur shumë me të. Ndoshta skuadra nuk ka luajtur shumë mirë, gjë që është për të ardhur keq. Ata mund të bëjnë shumë më mirë me atë skuadër.” – përfundoi Zakaria./ss