Lajme

Zaimi i VV-së: “Vetëmenaxhimi është në përputhje me Kushtetutën, ndryshe nga “Zajednica”

03/19/2023 00:27
nga:Astrit Gashi

Arbër Zaimi i VV’së thotë se njëra ndër gjërat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur sot është që të drejtat e serbëve të Kosovës tash e tutje negociohen me BE-në, jo me Beogradin, dhe jo në kuadër vetëqeverisjeje, por në kuadër vetë-menaxhimit.

Sipas tij, vetë-menaxhimi është në përputhje me Kushtetutën, ndryshe nga çka qenë “Zajednica”.

Zaimi përmes një shkrimi në Facebook tha se pas gjithë kësaj, ende Serbia nuk ka nënshkruar asgjë, gjë që sipas tij, ende nuk ia ka mbyllur derën Rusisë.