Lajme

Zafir Berisha: Anëtarë dhe simpatizantë të Nisma-s kudo që jeni, o sot o kurr, bëhuni rresht që ta shpëtojmë Kosovën!

02/08/2025 15:19
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma-s, Zafir Berisha, ka ndarë një fotografi me kryetarin e këtij subjekti politik, Fatmir Limaj.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Nisma-s kudo që jeni, në Kosovë dhe diasporë, o sot o kurr, bëhuni rresht që ta shpëtojm Kosovën” shkruan Berisha.

“U angazhuam dhe punuam shumë për ta bërë shtetin e Kosovës, shtet i cili po rrezikohet nga infantilët politik të rregjimit në ikje, i cili me 9 shkurt duhet të goditet për humbje, që të fitoj Kosova” potencon ai raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Ne po vijmë, bashkohu edhe ti🫡

Të nderuar antarë dhe simpatizantë të Nisma-s kudo që jeni, në Kosovë dhe diasporë, o sot o kurr, bëhuni rresht që ta shpëtojm Kosovën!

U angazhuam dhe punuam shumë për ta bërë shtetin e Kosovës, shtet i cili po rrezikohet nga infantilët politik të rregjimit në ikje, i cili me 9 shkurt duhet të goditet për humbje, që të fitoj Kosova!

#veçvepra137

#fatmirlimaj2

#zafa14