Lajme

Ymeri: Propozimet e PDK-së sot në Kuvend, si të VV-së dikur

01/18/2024 21:43
nga:Sh R

Analisti Visar Ymeri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvend, janë si të Vetëvendosjes (VV) sa ishte në opozitë.

“Është e rëndësishem të ngriten këto temën e energjisë, zhvillimit ekonomik, secilën temë që Qeveria po qalon. Por, ka shumë rëndësi të jenë dy elemente përcjellëse, kur ngriten këto tema”, ka thënë Ymeri.

“E para është të tregohet shkaku dhe e dyta është që tek propozimet që i japim, se e kam dëgjuar sot debatin – edhe nga PDK e LDK, disa propozime që më tingëllonin si disa propozime që i jepnin Vetëvendosja në opozitë”, ka thënë ai.

Sipas Ymerit, arsyetimet që i jep Qeveria dhe Vetëvendosja tingëllonin si arsyetimet që i jepte PDK-ja kur ishet në pushtet.

“Arsyetimet që i jepte Qeveria dhe Vetëvendosja tingëllonin si arsyetimet që i jepte PDK-ja kur ishet në pushtet. Ky ndryshim i roleve, ku opozita flet si opozitë dhe pushteti flet si pushtet, pavarësisht cila parti, për mendimin tim po e shtrembërojnë diçka që unë do të doja ta shihja…”, ka thënë tutje Ymeri.