Manchester United është i interesuar për ta rikthyer Cristiano Ronaldon përsëri në “Old Trafford”.
Sipas Gazzetta dello Sport, Manchester United ka bërë të njohur interesin e tyre për ta marrë Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar veror, përcjell GazetaBlic.
Kontakti thuhet se është bërë me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, me pretendimin se një transferim i tij nga Juventusi mund të bëhet për vetëm 26 milion £ (36 milion dollarë) këtë verë.
Pavarësisht moshës së tij, Ronaldo ka treguar paraqitje fantstike edhe në këtë edicion te Juventus.
/GazetaBlic/


