Sporti

Ylli “ndriçon” përsëri ndaj Pejës në finale, shpallet kampion i Superligës së Kosovës në basketboll

05/11/2021 22:03
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli është kampion i ri i Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Suhareka ka triumfuar edhe në ndeshjen e sontme ndaj Pejës, shkruan GazetaBlic.

Rezultati përfundimtar i fazës finale ishte 3 me 0 në të mirë kampionit të ri.

Ndeshja e sontme përfundoi me rezultat 67 – 70 , kurse dy takimet tjera përfunduan me rezultat 75:83 dhe 75:73 në të mirë të Yllit.

Ky është titulli i parë për Golden Eagle Yllin.

/GazetaBlic/