Sporti

Ylli i Barçës, Lamine Yamal zbulon detaje interesante: Si fëmijë luajta si portier!

02/19/2024 16:06
nga:Lorik J

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ndau detaje kurioze për vitet e tij të fëmijërisë, kur filloi rrugëtimi i tij në futboll.

Ashtu si shumica e fëmijëve të tjerë, Yamal ra në dashuri me lojën teksa luante në rrugë me miqtë e tij, por nuk luante si anësor siç është tani për katalanasit.

“Kur isha i vogël më vendosën si portier. Mendoj se kaloja më shumë kohë në park sesa në shtëpi. Sa herë dilja, ishte për të luajtur futboll”, ka pranuar Yamal në një intervistë për “Movistar +”.

/GazetaBlic Sport