Sporti

Ylli Aga zbulon detaje interesante: Tiranës dhe Vllaznisë i rikthehen titujt kampion para luftës!

06/06/2023 09:41
nga:Lorik J

I ftuar në emisionin Rubrika Sportive në RTSH Sport, gazetari i njohur shqiptar Ylli Aga plas bombën teksa zbulon se Tiranës dhe Vllaznisë do t’u rikthehen titujt kampion të fituar në kohën e luftës.

Sipas gazetarit, janë ngritur një grup pune sëbashku me një studio ligjore që kanë përgatitur dosjen dhe nga Asambleja e rradhës në FSHF, futbolli shqiptar do të ketë 3 trofe më shumë në rekordet e saj, 1 për Vllazninë dhe 2 për Tiranën.

“Jam i zhgënjyer për kampionatin e Vllaznisë pasi grupi që kanë i mundëson minimalisht të rivalizonin me Tiranën e Partizanin. Me shumë mundësi Vllaznisë do t’i rikthehet në pronë që e kërkon prej vitesh. Titulli kampion në vitin 1940, së bashku me Tiranën, në kohën e luftës. Janë ngritur një grup pune në bshkëpunim me një studio ligjore kanë përgatitur një dosje të plotë për të rrëzuar të gjitha aludimet në kufijtë e idiotësisë për të mos njohur 3 kampionatet e luftës dhe besoj që në asamblenë e ardhshme do të kemi 3 kampionate më shumë, Vllaznia trofeun e 10-të ndërsa Tirana 2 trofetë e saj që do të jenë një vlerë e shtuar për kampionatin shqiptar”, tha Ylli Aga.