Drejtori sportiv i Ajax-it që nga fillimi i viteve 2012/13, Marc Overmars u shkarkua nga detyrat e tij në klubin holandez, me justifikimin e ngacmimit seksual të bashkëpunëtoreve.
“Dërgimi i mesazheve në të gjithë bordin për disa gra për një periudhë të gjatë është baza e vendimit tonë”, thuhet në deklaratën e ekipit të Amsterdamit.
Megjithatë, në agjencinë e lajmeve NRC kanë mbërritur disa dëshmi nga ata që akuzuan ish lojtarin holandez, tashmë 48-vjeçar.
Disa viktima kanë rrëfyer se kanë qenë shumë konfuze pasi kanë marrë fotografi të organeve gjenitale të tashmë ish-drejtorit sportiv.
“Tek Ajax, si femër, duhet të kesh guxim. Kushdo që nuk e ka, lehtë mund të tronditet. Ekziston një marrëdhënie e madhe fuqie. Dhe kushdo që nuk është mjaftueshëm i fortë për të përballuar disa situata do të pushohet lehtësisht nga puna. Seksizmi është pjesë e kulturës së klubit”, fjalë të forta nga një prej viktimave.
“Disa gra ishin shumë të hutuara nga ajo lloj sjelljeje, nuk dinin si t’i përgjigjeshin komplimenteve për pamjen e tyre apo propozimeve për të shkuar për të pirë”, shtoi një tjetër ish-bashkëpunëtore e Overmars.
/GazetaBlic Sport/


