Xhiro e fundit në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet në fundjavë dhe ka ende shumë gjëra për t’u zgjidhur në kampionat, pasi ende nuk dihet zyrtarisht se kush do jetë ekipi i vendit të tretë, e kush do të bie direkt nga liga.
Drita tashmë është edhe zyrtarisht kampion i Kosovës në futboll, kurse Ballkani e ka blinduar vendin e dytë, e Feronikeli 74′ ka rënë nga kategoria. Këto janë tri gjëra të zyrtarizuara dhe nuk do ndryshojnë në xhiron e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Por, çka mund të ndryshojë krejt në fund për Europë?
Gjilani e Malisheva janë dy skuadrat që kërkojnë Europën, me skuadrën e Bekim Isufit që ndodhet momentalisht në vendin e tretë me 52 pikë, kurse Gjilani në vendin e katërt me 50 pikë.
Në xhiron e fundit, Prishtina e pret Malishevën, kurse Gjilani ballafaqohet me Ferizajn në udhëtim.
Gjilani duhet të shpresojë në humbjen e Malishevës ndaj Prishtinës, e fitoren e tyre ndaj Ferizajt për kualifikimin në Europë.
Malisheva me tre pikë e arrin edhe zyrtarisht Europën për të dytin vit radhazi.
Kush do të bie nga liga, e kush do mbetet në barazh?
Llapi i Batatinës e ka të sigurt barazhin, kurse Suhareka po tenton ta rrëzojë nga Superliga krejt në xhiron e fundit.
Suhareka xhiron e fundit luan me Ballkanin, kurse Llapi me Dukagjinin, që edhe zyrtarisht ka shpëtuar nga rënia.
Nëse Suhareka fiton, e Llapi humb, atëherë, Suhareka mbetet në Superligë, kurse çdo variant tjetër, e sheh Suharekën në Ligën e Parë.
Në rast të pikëve të barabarta me Prishtinën, Llapi nuk mund të mbetet në Superligë pa kaluar nëpërmjet barazhit, sepse në ndeshjet direkte ka bilanc më negativ ndaj kryeqytetasve.
Më poshtë keni ndeshjet e xhiros së fundit:
- Llapi – Dukagjini
- Prishtina – Malisheva
- Ferizaj – Gjilani
- Suhareka – Ballkani
- Drita – Feronikeli 74′
Ja edhe renditja tabelare: